“Këngë Jeho” si gjithmonë në vështirësi

Se “Këngë Jeho” në Strugë ballafaqohet me vështirësi të shumta fletë edhe fakti që drejtoria e këtij aktiviteti hasi vështirësi të shumta për gjetjen e një zyre ku ky do të zhvillonte normalisht pregaditjen për këtë aktivitet. 

Drejtori I festivalit ”Këngë Jeho”Zini Jusufi konfirmon këtë situatë dhe tregon se mos ishte një pronare e etnisë maqedonase që jeton dhe punon në Australi e cila lëshoi një kiosk me qira për ta, ky festival sivjet nuk do të kishte zyrë ku do të mund të koordinonte përgatitjet për këtë manifestim të rëndësishëm të kulturës shqiptare në Maqedoni.

“Është evidente që kujdesi ndaj kulturës si nga biznesi ashtu edhe nga institucionet është minimal dhe kjo reflektohet në çdo aktivitet të kësaj sfere .Ne si festival prej vitesh endemi sa nga një zyrë në tjetrën, ndërsa sivjet erdhëm në një situatë që deri para disa ditëve nuk kishim zyrën tonë, ku do të zhvillonim punët përgatitore për këtë aktivitet”, përfundon Jusufi. 

Festivali i këngës dhe valleve të stilizura popullore ”Këngë Jeho” këtë vit do të mbahet në sheshin e Strugës nga 13 deri më 15 korrik. Sipas organizatorëve edhe këtë vit në këtë festë të muzikës dhe traditës shqiptare, parashihet që të marrin pjesë grupe artistike nga Maqedonia, Kosova , Shqipëria dhe Diaspora./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button