Bexheti nuk tregon çfarë ndodhi me gardianët e suspenduar?

Ministri i drejtësisë Blerim Bexheti sot nuk është përgjigjur gazetarëve në pyetjen se a janë kthyer në punë tre garfianët të cilat u suspenduan për shkak se kishin rrahur të paraburgosurit për rastin “Monstrum”.

 “Siç e dini ajo është procedure që vazhdon konform ligjeve në Republikën e Maqedonisë pas çdo suspendimi pasojnë procedura të mëtutjeshme ligjore. Procedurat vazhdojnë” ka thënë Bexheti.

Sa i përket grevës të cilën sipas disa medieve janë duke e mbajtur të burgosurit në burgun e Manastirit për shkak të kushteve katastrofale në të, ministri i drejtësisë sërish me përgjigje jokonkrete. 

 “Ministria e Drejtësisë gjegjësisht Qeveria e RM-së në kontinuitet ndërmerr aktivitete për përmirësimin e gjendjes nëpër burgje. Gjithsesi se kjo përfundimisht është një proces që edhe  merr kohë edhe zgjat duke pasur parasysh se kërkohen edhe implikime të mëdha financiare. Gjithashtu analizohen të gjitha analizat me renovimet, me rikonstruimet, me ndërtimet që prej në fillim dhe me investimet e tjera që bëhen në këtë fushë, mendoj se përlufton vullnetin e padiskutueshëm të Qeverisë së RM-së që edhe sistemi i burgjeve dita ditës është më i mire dhe më i pranueshëm dhe më adekuat edhe për këtë kategori të njerëzve që kalojnë 24 orë. Shpeshherë ndodh të ketë paralajmërime për grevë të urisë, kurse pastaj del se edhe nuk ka” ka thënë Bexheti. 

Ai ka hedhur poshtë zërat e lëshuara në opinion se anëtarë të BDI-së nuk janë të kënaqur nga puna e tij sepse më pak punon dhe nuk paraqitet në opinion për dallim nga ish-ministri Mihajllo Manevski duke i cilësuar si të pavërteta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button