Ahmeti: BDI nesër do ta fillojë fushatën në takim me qytetarët e Tetovës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u takua me ambasadorin e misionit të ODIHR-it në Maqedoni, Jan Petersen.

Nga partia kumtuan se Ahmeti dhe Petersen kanë diskutuar për referendumin më 30 shtator, Marrëveshjen e Prespës, si dhe situatën politike në vend.

Ahmeti u takua me ambasadorin e misionit të ODIHR në Maqedoni, Petersen

Ahmeti e informoi ambasadorin Petersen se Bashkimi Demokratik për Integrim është e angazhuar për mbajtjen e suksesshëm të referendumit dhe se ka krijuar Shtab qendror si edhe 35 shtabe komunale, ndërsa fushatën në terren do të fillojë nesër me takimin e parë me qytetarët e Tetovës.

Ahmeti foli për rëndësinë e referendumit si një mundësi më në fund qytetarët të zgjedhin për integrimin euro-atlantik, duke qenë se pothuajse dy dekada vazhdimisht mbi 80 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ai e shfrytëzoi mundësinë që t’i bëjë thirrje opozitës që të dalë më 30 shtator dhe të bëhet pjesë e suksesit të përbashkët. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button