Zaev: Kemi mundësi si asnjëherë më parë të dalim me krenari dhe të vendosim për vendin tonë në BE

Ky është moment historik i cili është më i madh se secili nga ne, nga partitë tona apo zënkat apo interesat personale. T’i lëmë bindjet dhe interesat e ndryshme për një moment prapa nesh për të parë dritën e Evropës e cila na thërret, porositi mbrëmë kryeministri Zoran Zaev në kremtimin qendror me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe bëri thirrje çdo qytetar të votojë në referendum për të sjellë vendim për, siç tha, pavarësinë tonë të dytë.

Ai qytetarëve ju uroi Ditën e Pavarësisë dhe kujtoi se pikërisht ata më 8 shtator të vitit 1991 e sollën vendimin historik dhe votuan për pavarësi dhe sovranitet, transmeton MIA.

“Tani kemi mundësinë si asnjëherë më parë të dalim me krenari dhe të vendosim për vendin tonë në vëllazërinë e popujve evropianë në Bashkimin Evropian dhe të qëndrojmë krah për krah të barabartë me vendet më të fuqishme në botë, anëtare të NATO-s”, theksoi Zaev.

Ai ju bëri thirrje të rinjve të kyçen në sipas tij, vendimin historik, i cili, siç tha, do ta projektojë rrugën jetësore të secilit prej tyre.

“Qëndroni të zgjuar dhe të zëshëm. Ndërmerrni hapa konkret më 30 shtator. Ju vendosni, për ju, për ardhmërinë tuaj. Ajo është zgjidhje për përpara ose mbrapa. Dritë ose errësirë. Ardhmëri ose izolim. Familje ose vetmi”, tha Zaev.

Në fjalimin e tij kryeministri iu referua еdhe përfitimeve nga Marrëveshja me Greqinë, për të cilën theksoi se e konfirmojnë gjuhën maqedonase, se qytetarët e këtij vendi janë maqedonas dhe maqedonase dhe se kombësia maqedonase njihet dhe konfirmohet për, siç tha, shekull e shekuj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button