Ahmeti: Referendumi për Evropë dhe NATO do të jetë i suksesshëm
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstad.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori norvegjez këmbyen mendime rreth zhvillimeve politike në Maqedoni, por diskutuan edhe për dialogun Kosovë – Serbi.
“Ahmeti njoftoi Ambasadorin Bjornstad rreth përgatitjeve të Bashkimit Demokratik për Integrim në vigjilje të referendumit dhe theksoi gatishmërinë e lartë të të gjitha strukturave të BDI-së për të kontribuar për rezultat të suksesshëm më 30 shtator. Ahmeti gjithashtu përsëriti rolin e rëndësishëm të opozitës duke e ftuar të bëhet pjesë e përfundimit të rrugëtimit tonë të përbashkët drejt Brukselit. Sa i përket zhvillimeve rajonale, Ahmeti mbështeti dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë për të gjetur zgjidhje përfundimtare për njohje të ndërsjellë dhe paqe të qëndrueshme në rajon”, thonë nag BDI.