Vuçiq: Shkoj nesër në Kosovë, do ta vizitoj edhe Gazivodën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka konfirmuar vizitën në Kosovë që do ta bëjë gjatë ditës së nesërme.

Madje, përkundër fjalëve se do ta ketë të ndaluar, ai ka deklaruar se vendi i parë që do ta vizitojë do të jetë Gazivoda, transmeton Klan Kosova.

Këto i ka thënë në një konferencë për media.

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Vuçiqit do t’i ndalohet vizita në Gazivodë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button