Deputetja e PS: Opozita do të bojkotojë zgjedhjet lokale!

Nënkryetarja e Grupit të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali shprehet se opozita kërkon të bojkotojë zgjedhjet lokale.

E ftuar në studion e Report tv, deputetja e PS-së u shpreh se opozita mund të propozojë shumëçka, por në çastin kur ata nuk ulen në tryezën e bisedimit, propozimet nuk kanë sens. Sipas Spiropalit, opozita mendon për bojkotin pasi e di që do të humbasë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ata kanë bërë propozimet por nuk ulen në tryezë. Mendojnë se do të përmbyset qeveria me protesta. Duan të bojkotojnë zgjedhjet lokale. Ai është qëllimi i tyre. Është një nga opsionet e tyre. Mendoj kështu sepse nuk po ulen për të diskutuar reformën zgjedhore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button