“Terapia me muzikë” dritë shprese për çrregullimet e gjumit

Akademiku nga Departamenti i Fiziologjisë në Spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Trakya në Edirne të Turqisë Prof. Dr. Levent Öztürk dhe terapeutja e muzikës e cila jeton në Gjermani Duygu Duran Orlowski kanë arritur rezultate të sukseshme në hulumtimin e tyre për zgjidhjen e problemit të gjumit të një fëmije me retardim mendor nëpërmjet terapisë me muzikë.

Prof. Dr. Öztürk, i cili njëkohësisht është kryetar i Shoqatës së Terapive të Aplikueshme me Muzikë në Edirne, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se studimi shkencor i kryer së bashku me terapeuten e muzikës Duygu Duran Orlowski e cila jeton në Gjermani, është bërë dritë shprese për fëmijët të cilët kanë probleme me gjumin.

Öztürk bën të ditur se në studimin e kryer, gjumi i fëmijës me retardim mendor, e cila kishte probleme me gjumin, vetëm me terapi të muzikës pa përdorur fare ilaçe, është kthyer në normalitet. Ai njofton se studimi i tyre është pranuar për publikim në revistën ndërkombëtare Sleep Medicine.

Ai thotë se studimi i tyre mbi vajzën 8 vjeçare me retardim mendor ka rezultuar me sukses. “Për ballafaqimin e problemeve të gjumit tek fëmijët me retardim mendor zakonisht përdoren ilaçet. Në mesin e tyre është melatonina, ilaçet për gjumë dhe ilaçet për qetësim. Me këtë kliente të moshës 8 vjeçare e cila ankohej nga pagjumësia dhe gjumi i parregullt u dha mundësia që për herë të parë vetëm me terapi të muzikës pa përdorur fare ilaçe të bëhet rregullimi i gjumit”, tha Öztürk.

Sipas tij, është vendosur që të dhënat e përfituara nga ky rast të publikohen në revistën ndërkombëtare Sleep Medicine. Öztürk tha se me këtë është konfirmuar se praktika e terapisë së muzikës mund të përdoret me baza shkencore në çrregullimet e gjumit të fëmijëve të moshës fëmijërore.

– “Vendin e gjuhës po e marrin notat”

Öztürk thotë se muzika mund të përdoret si një mjet trajtimi për problemet e gjumit te fëmijët të cilët kanë retardim mendor. “Komunikimin të cilin nuk e arritëm ta formojmë me gjuhë, e pamë se po e formojmë me muzikë. Me muzikën e përdorur ne arritëm që të eliminojmë agjitacionin e pacientes, të formojmë mjedisin e besimit dhe pas fitimit të besimit arritëm të qetësojmë pacienten. Me këtë u mundësua lehtësimi i fjetjes së saj nën shoqërim të muzikës. Ndikimet e kësaj reflektuan edhe në shtëpi dhe ajo arriti që të bie në gjumë edhe në shtëpi”, shpjegon ai.

Ai vuri në dukje se terapia e muzikës përdoret nga e kaluara e deri në ditët e sotme në sëmundje të ndryshme. Öztürk thekson se qëllimi i tyre është të shërojnë të sëmurët duke e bashkuar terapinë e muzikës me mjekësinë moderne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button