Ahmeti takoi kancelarin Kurc: Koha për Maqedoni euroatlantike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar sot me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurc, njofton Portalb.mk.

Ahmeti dhe Kurc bashkëbiseduan hapur dhe miqësisht për sfidat e Maqedonisë dhe rajonit, me ç’rast kancelari Kurc e theksoi mbështetjen e madhe austriake për integrimin euroatlantik, por edhe nevojën për reforma të mëtejme.

“Miqtë e mirë janë vlerë e veçantë dhe Sebastian Kurc bën pjesë në përkrahësit tonë më të mëdhenj. Kryeministri austriak rikthehet në Shkup për të na dhënë mbështetje në rrugën tonë drejt NATO-s dhe BE-së.   Erdhi koha t’i ecim bashkë edhe hapat e fundit drejt suksesit të dëshiruar, integrimit euroatlantik”, theksoi Ahmeti.

Ahmeti falënderoi kancelarin Kurc për përkrahjen ndaj opsionit progresiv euroatlantik të vendit dhe u zotua që ai dhe BDI do të punojnë me përkushtim për realizim të marrëveshjes, por edhe për reforma të mëtejme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button