Vulin provokon e fyen, “shiptarët” trimërohen kur janë larg Vuçiqit!

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, si edhe herë të tjera, ka shfrytëzuar rastin të provokojë e të fyej shqiptarët, gjoja për t’i dalë krah presidentit të vet, gjoja “të kërcënuar” nga kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli.

Siç raportojnë mediat serbe, ai “ka porositur autoritetet e përkohshme të Prishtinës që as t’iu shkojë mendja rreth asaj që të provojnë të përdorin forcën ndaj presidentit të Serbis”, transmeton Koha.net.

Siç citohet të jetë shprehur ai, “Pavarësisht nga Priishtina, Vuçiq do të ruaj qetësinë, por edhe serbët në Kosovë e Metohi”.

“Ata e dinë se ardhja e Vuçiqit në Kosovë e Metohi është vizitë historike, që do të forcojë serbët dhe prandaj kërkojnë mënyrë për ta penguar. Çfarëdo ideje për përpjekje që të përdoret forca ndaj presidentit të Serbisë dhe komandantit të suprem të Ushtrisë së Serbisë, do të përballet me përgjigje të qartë. Nuk do ta këshilloja Prishtinën që as mos ta çojë mendjen për këtë. Vuçiq pavarësisht nga Prishtina do të ruaj qetësinë por edhe serbët në Kosovë e Metohi”, është shprehur ai përmes një deklarate që ua ka shpërndarë medieve.

ka thënë se “shiptarët trimërohen” (pezhorativin “shiptar” e përdorin nacionalistët serbë me qëllime fyese – sqarim ynë) kur janë larg Vuçiqit, kurse para kamerave sillen ndryshe.

“Deri sa nuk ka kamera dhe janë në të njëjtën hapësirë me Vuçiqin nuk përmendin ndalesa e forcë. Këto iu kujtohen më vonë. Kjo është edhe një përpjekje që të ndalen bisedimet të cilat nuk janë në favor të tyre”, ka thënë Vulin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button