Veseli propozon që në një dokument të përfshihen kërkesat e pozitës dhe opozitës

Kryeparlamentari Kadri Veseli merret vesh se ka propozuar në Kryesinë e Kuvendit që të përfshihen në një dokument kërkesat e pozitës dhe të opozitës sa i përket dialogut me Serbinë.

Sipas burimeve të KTV-së, ai ka propozuar që në një seancë të votohet dokumenti ku përfshihet rezoluta e opozitës për ndalim të negocimit për territore dhe ekipi negociator, propozim i qeverisë.

Mësohet se LDK-ja ka kundërshtuar këtë ide.

 

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Është mbledhur Kryesia e Kuvendit për të vendosur lidhur me dy seancat e dështuara për ekipin negociator dhe për rezolutën e opozitës për ndalimin e negocimit të kufijve në dialog me Serbinë.

Në mbledhje janë të gjithë shefat e grupeve parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button