Mickoski u takua me Stoltenbergun: Jemi për NATO, s’kemi qëndrim për referendumin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, njofton Portalb.mk.

Nga partia informojnë se në takim është folur për ndodhitë aktuale në vend, për Marrëveshjen me Greqinë dhe referendumin që duhet të mbahet më 30 shtator.

“Mickoski ka theksuar se VMRO-DPMNE e përkrahë integrimin e vendit në NATO, dhe se anëtarësimi në këtë organizatë, si dhe anëtarësimi në BE janë në interes strategjik të vendit. Njëkohësisht Mickoski ka theksuar se Marrëveshja me Greqinë është e papranueshme për VMRO-DPMNE-në dhe është jashtë parimeve të njohura. VMRO-DPMNE ngelet në qëndrimin për mospranim të kësaj marrëveshje”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

Partia opozitare vlerëson se pushteti duhet që të përkushtohet në përmirësimin e fushave reale të jetës, të cilët janë me rëndësi thelbësore për qytetarët, ndërkaq sipas tyre, aty ka ngecje të madhe me numër të madh të aferave dhe dyshimeve për keqpërdorim.

“Në lidhje me qëndrimin për referendumin, VMRO-DPMNE po mbaron me procesin e konsultimeve të gjera dhe javën e ardhshme do të mblidhet Komiteti Qendror dhe Ekzekutiv i partisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

http://portalb.mk/553272-sekretari-i-pergjithshem-i-nato-s-stoltenberg-vazhdon-agjenden-e-tij-ne-takime-me-kreret-shteteror-te-maqedonise/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button