5 shenjat e horoskopit që duan gjithmonë vëmendje!

Tek të gjitha shenjat e horoskopit gjejmë cilësi për tu admiruar, ama secila ka dhe cenet e saj. Por ndërkohë tek disa prej tyre gjejmë një tipar të ngjashëm: dëshirën për vëmendje, të cilën e kanë më të theksuar se të tjerat, shkruan Bordo.al. 

Këto shenja janë:

Luani njihet për faktin që e do vëmendjen e cdo lloji. Dominuese dhe plot besim tek vejta, femra Luan e adhuron të jetë e admiruar e të tërheqë sytë e të gjithëve përreth.

Dashi është mjaft konkurues dhe kjo e vendos në pozitat që të synojë gjithmonë të jetë në plan të parë. Të lindurit e Dashit e kanë të domosdoshme që të jetë gjithmonë dikush duke i pritur “me lule“ tek vija e finishit.

– Binjakët nuk i kanë kaq të nevojshme dritat e prozhektorëve sa dy të parët, por duan një tjetër lloj vëmendje: duan të rrethohen me njerëz dhe kur kanë një punë për të kryer, duan dikë në krah

-Akrepi ndryshon ca dhe ai kur vjen fjala tek vëmendja. Nuk e synon me forcë vëmendjen, por ajo i mbërrin natyrshëm sepse është tejet joshës

– Shigjetari është i  varur nga vëmendja. Është gati të bëjë edhe “ karagjozin“ vetëm që ta shohin të gjithë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button