Sugarevski: Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër do të vazhdojë në vjeshtë

Punimet për ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë, që janë pezulluar plotësisht për më shumë se një vit do të vazhdojnë në vjeshtë. Kjo u njoftua sot nga Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski. Negociatat me kompaninë kineze “Sinhohidro” rreth parave shtesë, për vazhdimin e punimeve, janë në fazën përfundimtare”, njofton Alsat M.

“Pritjet e mia janë se në ditët në vijim një aneks i marrëveshjes do të shkojë në seancë qeveritare dhe pastaj në Parlament për miratim nga deputetët, në mënyrë që të bëhet kjo dhe ti lirojmë, së pari, ato 230 milionë euro të mbetura nga Eksim Bank, për shpenzime të normave të caktuara dhe ta shpallim shumën përfundimtare të mjeteve shtesë që do të nevojiten për ndërtim”, tha Goran Sugareski, Ministër i transportit dhe lidhjeve.

Megjithatë, Sugarevski sot nuk tregoi, se sa do të jetë shuma shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button