Shekerinska: Vizita e Stoltenbergut dhe kancelarëve, dëshmi se kemi mbështetje të fortë

Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ndodh në më pak se tetë muaj pas qëndrimit të tij paraprak në Shkup. Nëse në janar me vizitën e tij tregoi se Maqedonia ka gjasë ta marrë ftesën e NATO-s, nëse e fitojmë, kjo vizitë është shembull dhe dëshmi se vendi ynë mund të bëhet anëtare e Aleancës. Vendimi është në duart tona, ndërsa më 30 shtator qytetarët e Maqedonisë kanë mundësi që me zërin e tyre të sigurojnë të bëhemi anëtarja e 30-të e NATO-s.

Këtë sot e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë vizitës së pjesëtarëve të Brigadës së Aviacionit të ARM-së, me rastin e rritjes së numrit të helikopterëve operativ në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

“Këshilli e mbështet Maqedoninë dhe kjo këto ditë është bërë e dukshme dhe e qartë. Në një vit për herë të parë na ndodh që sekretari i përgjithshëm i NATO-s ta vizitojë  vendin tonë i cili akoma nuk është anëtare e Aleancës. Në dy ditë do t’i kemi kancelarët e Austrisë dhe të Gjermanisë për vizitë në Maqedoni. Kjo tregon se bota me të vërtetë e vlerëson atë që po ndodh në Republikën e Maqedonisë dhe jep mbështetje të fuqishme për dy qëllimet tona strategjike anëtarësimin në BE dhe në NATO”, theksoi Shekerinska.

Sipas saj, bota jep mbështetje vetëm nëse dihet se çfarë dëshirohet, ndërsa kjo siç tha, Maqedonia vitin e kaluar tregoi se nuk po e kërkojmë mbështetjen e tyre vetëm me fjalë pa rezultate.

Ministrja përkujtoi se këtë javë është shpallur edhe konkurs për tetë pilotë ushtarakë dhe ju bëri thirrje të rinjve, të cilët, siç tha i tërheq një karrierë e tillë prestigjioze dhe deficitare të paraqiten në konkurs.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button