Irani u kërcënua se do ta shkatërrojë Izraelin

Irani kumtoi se javën e ardhshme do të kryejë prova raketore dhe u kërcënua se Izraelin do ta fshijë nga faqja e dheut nëse shteti hebraik e sulmon.

Irani dje paraqiti disa nga kërcënimet e veta më të ashpra, pikërisht në ditën kur BE-ja filloi ta zbatojë embargon e naftës iraniane dhe masa të reja, më të ashpra, lajmëruan mbrëmë agjencitë botërore.

Këto masa u miratuan paraparkisht dhe me to është paraparë embargo e eksportit të naftës në vendet e BE-së, si dhe masa të cilat vendeve të tjera do t’ua vështirësojnë tregtinë me Iranin, përkujtuan agjencitë.

Gjenerali i Gardës revolucionare iraniane, Amir Ali Haxhizadeh dje kumtoi se javën e ardhshme Irani do të zbatojë testime raketore treditore, përkatësisht ushtrime, që duhet të kuptohen si porosi se Republika islamike e Iranit është e vendosur më se fuqimisht t’i kundërvihet çdo sulmi.
“Ndaj çfarëdo lloj sulmi të Izraelit ndaj nesh, do të përgjigjemi me vendosshmëri”, tha Haxhizadeh, shef i njësive desante të Gardës revolucionare.

“Nëse ata ndërmarrin çfarëdo lloj aksioni, do të na japin arsyetim që t’i shfarosim nga faqja e dheut”, tha ai.

Gjenerali shtoi se bazat amerikane në rajon ndodhen në distancën e predhave iranianë dhe të armatimit tjetër dhe se për atë arsye SHBA-ja nuk do të bashkëpunojë me regjimin izraelit. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button