Shqipja injorohet në Ohër, vendi ku u nënshkrua MKO!

Shoqata Dora e Drejtësisë shpreh shqetësimin e saj rreth vendosjes së tabelave nga ana e ndërmarrjes publike “Makedonija Pat” ku mungojnë emrat në gjuhën shqipe. 

“Është për t’u habitur fakti që në Ohër shenjat me mbishkrime nuk janë gjuhën shqipe, në qytetin i cili mban edhe emrin e Marrëveshjes Kornizë?!”, thuhet në këtë reagim.

Shoqata Dora e Drejtësisë reagon ashpër dhe kërkon përgjegjësi politike nga drejtori i “Makedonija Pat” për ndarje të territorit në baza etnike pasi në Ohër ende ka shqiptarë, mirëpo, vlerësimet e VMRO-së janë të sakta përderisa në këtë qytet mbishkrimet nuk janë edhe në gjuhën shqipe!

“Është absurde dhe e patolerueshme pasi me këto veprime duket qartë tendenca e vijave ndarëse në atë se ku ka shumicë shqiptarë dhe se aspak nuk punohet në drejtimin e mbrojtes të atyre qyteteve ku shqiptarët janë pakicë. Kemi te bëjmë me një fenomen tejet të çuditshëm, ku në Strugë, e cila gjendet vetëm 14 km larg Ohrit, kemi përdorimin e mbishkrimeve në gjuhën shqipe, kurse në Ohër jo! Jetojmë  në një shtet (unitar), me një Kushtetutë, me një Ligj dhe përseri kemi “standarte të dyfishta” kur janë në pyetje shqiptarët”, thuhet më tutje në këtë reagim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button