Maqedonia afër gazifikimit, projekt me vlerë prej 300 milionë euro

Fillon realizimi i projektit për gazifikimin e Maqedonisë në vlerë prej 300 milionë euro. Kompania ruse “Strojtrans gaz” dhe resurset energjetike maqedonase sot në kuadër të Komisionit ndërqeveritar maqedonas-rus nënshkruan Memorandum për bashkëpunim i cili është hapi i parë serioz drejt ndërtimit të rrjetit gasjellës nacional në vend. Marrëveshja duhet të nënshkruhet më së voni për disa muaj, pas çka do të fillojnë edhe punët në terren.

“Kjo paraqet kurorën e përpjekjeve që deri tani i kemi bërë në kuadër të Komisionit ndërqeveritar dhe Marrëveshjes për rregullimin e borxhit të Kliringut të Rusisë ndaj Maqedonisë me të cilin do të realizohet ky projekt”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavrevski dhe bashkë-kryetar i Komisionit të përzier pas firmosjes së memorandumit.
Sipas tij, me këtë operacionalizohen marrëveshjet e arritura në kuadër të takimeve të Komisionit të përzier.

“Pres që me këtë marrëveshje të konfirmohet korniza kohore në të cilën do të harmonizohen të gjitha detajet teknike të tjerat që të mund për disa muaj prej sot të fillojë realizimi i projektit për gazifikim, gjegjësisht të firmoset edhe marrëveshja me të cilën tërësisht do të realizohet ky projekt. Të dyja palët kanë më së shumti një apo dy muaj për t’i finalizuar punët në anën e tyre dhe më së shumti për tre-katër muaj të fillojë realizimi I projektit”, tha Stavrevski.

Fillimin e ndërtimit të objekteve për disa muaj e konfirmoi edhe Maksim Aleksandroviç – Travnikov, zëvendës-ministër për zhvillim rajonal dhe bashkë-kryetar i Komisionit të përzier. Ai theksoi se për disa muaj do të fillojë ndërtimi i objekteve dhe dorëzimi konkret i gazit në mbarë territorit të Maqedonisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button