Drecun: Presidenti Vuçiq gjatë qëndrimit në Kosovë shpalos planin e tij për dialogun

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se presidenti, Aleksander Vuçiq, gjatë vizitës që do t’i bëjë Kosovës me 8 dhe 9 maj do të tregojë se si do të zhvillohet dialogu me shqiptarët si dhe do të ofrojë zgjidhje për çështjen e Kosovës, transmeton REL.

“Mesiguri do të ofrojë zgjidhje se si e sheh ai këtë çështje si dhe do të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të serbëve në mënyrë që t’a ketë të qartë se si të vazhdojë tutje” ka thënë Drecun. Ai theksoi se në Uashington ekziston nisma për përmbylljen e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe këtë, sipas Drecun, Serbia duhet ta shfrytëzojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button