Micotakis: Kemi dhënë gjuhën dhe identitetin maqedonas, ndërkaq nuk kemi marrë asgjë
“Cila është kërkesa e vazhdueshme nga Shkupi, më e rëndësishme se emri? Gjuha dhe identiteti maqedonas. Ne ua dhamë, por thelbësisht nuk kemi fituar asgjë për të atë dhe kjo është thellë shqetësuese, pasi që lidhet me irredentizmin”, thotë kryetari i Demokracisë së Re të Greqisë, Kirijakos Micotakis, në një intervistë për televizionin grek “Alfa”, ndërkaq atë qëndrim e thotë në lidhje me ashtu si[ thotë, “publikimin e ri” të dokumenteve të besueshme nga Uikiliks, njofton Portalb.mk.
Micotakis edhe njëherë e përsërit qëndrimin e tij se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës.
“Dua t’i pyes bashkëqytetarët tanë, jo vetëm në Maqedoni, si ndjehen kur e dëgjojnë zotëri Zaevin dhe zotëri Dimitrovin kur thonë se “unë jam maqedonas dhe flas gjuhë maqedonase”. Ne, nuk do ta ratifikojmë marrëveshjen as tani, as në parlamentin e ardhshëm, nëse nuk ratifikohet në parlamentin aktual”, thotë lideri i Demokracisë së Re.