Stefan Çipa në krye të burgjeve të Shqipërisë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Burgjeve, Arben Çuko, është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Mësohet se motivacioni i këtij ndryshimi është rritja e sigurisë në burgje.

Ndërkohë, sipas njoftimit të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë në vend të Çukos është emëruar Stefan Çipa.

“Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”.

Arben Çuko më herët deputeti i PS, e mori detyrën si Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit 2017, duke zëvendësuar Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.

Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë.

Ndërsa Çipa vjen nga detyra e zv/ministrit të Brendshëm. Aktualisht është dhe sekretar për emigracionin në PS.

Në zgjedhjet e vitit 1997, Çipa u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të parë, e më pas edhe në 2 legjislatura të tjera. Gjatë legjislaturës 1997–2002, ka mbajtur funk­sionin e zv/kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Në muajin shkurt 2002, emërohet Ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar. Në datë 13 Janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button