Debati për gazsjellësin që kalon nëpër Vodno do të transmetohet drejtpërdrejtë
Drejtpërdrejtë do të transmetohet debati i organeve kompetente shtetërore dhe shoqatave qytetare për ndërtimin e gazsjellësit Vodno që do të mbahet nesër në Këshillin e Qytetit të Shkupit, kumtoi sot kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov, shkruan MIA.
Diskutimi do të jetë publik dhe çdo i interesuar do të mund të vjen dhe ta shpreh mendimin e tij.
Sipas Shilegov, qytetarët reagojnë në zbatimin e procedurës për gazifikim, por ajo ka përfunduar në vitin 2016. Qyteti, theksoi, është rregulluar para vendimit përfundimtar.
“Pres gjatë ditës së nesërme ta fillojmë procesin e përballjes me fakte dhe argumente. Nga takimi do të ketë transmetim “të drejtpërdrejtë” dhe besoj se të gjitha mediumet do t’i kushtojnë rëndësi. Mendoj se ashtu qëllimet kryesore nga ai debat mund të transmetohen në të gjitha televizionet kombëtare, rajonale dhe lokale. Ashtu shikueshmëria mund të jetë më e madhe se sa të ketë debat në ndonjë televizion me koncesion kombëtar”, tha Shilegov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp në SHMQSH “Orce Nikollov”.
Sipas tij, në takim do të marrin pjesë drejtori i REM dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve.
LEXO: Zaev: Vodno mbetet vendi më përkatës për ndërtimin e gazsjellësit
LEXO: “E dua Vodnon”: Në Vodno po punohet pa respektimin e rregullave ligjore
LEXO: Incident me ekologjistët në Vodno
LEXO: OJQ-të të pakënaqura nga vendimi i qeverisë për gazifikimin nëpërmjet Vodnos