Turqia: Sulmi ndaj Idlibit do të ishte katastrofë për Sirinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, tha se një sulm i mundshëm në Idlib të Sirisë do të ishte katastrofal për Sirinë dhe vetë qytetin, duke theksuar se Turqia është duke bërë përpjekje për ta parandaluar një sulm të tillë.

“Ka shqetësime se në Idlib do të ndodh sulm. Ne jemi duke bërë përpjekje për ta parandaluar këtë sulm”, u tha Çavusoglu gazetarëve para takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian që është duke u mbajtur në Austri, njofton TCH.

“Siç e dini, ne shkuam në Moskë bashkë me ministrin e mbrojtjes dhe shefin e Shërbimit të Inteligjencës. Ministri i jashtëm iranian Javad Zarif erdhi në Turqi. Në Iran mbahet samiti trepalësh në formatin e Soçit. Ne flasim me bashkëbiseduesit, një sulm i tillë do të ishte katastrofë për Sirinë dhe Idlibin”, shtoi shefi i diplomacisë turke.

Çavuşoğlu tha se 3.5 milionë civilë gjenden në Idlib, duke shtuar se ekstremistët në qytet duhet dalluar nga të tjerët dhe për neutralizimin e tyre nevojitet veprim i përbashkët.

“Kjo është metoda më efikase dhe solide. Në të kundërtën, do të paraqiten probleme serioze për të ardhmen e Sirisë dhe për zgjidhjen politike”, vlerësoi Çavusoglu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button