VMRO-DPMNE organizon marsh protestues në Kërçovë
Duke kërkuar largimin e kryeministrit aktual, Zoran Zaev, VMRO-DPMNE-ja ka njoftuar se do të mbajë protestë të dielën në Kërçovë, njofton Portalb.mk.
“Që Republika e Maqedonisë t’i arrijë vlerat evropiane, është e nevojshme që LSDM dhe Zoran Zaev të largohen nga pushteti, pasi që vetëm kështu shteti dhe qytetarët do të përparojnë. Për këtë i ftojmë qytetarët që të na bashkëngjiten në marshin protestues, që e organizojmë në Kërçovë, të dielën me fillim prej ora 13:00, në rrethrrotullimin e stacionit të autobusit”, shkruan në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.