BeH, këshilltari i Karaxhiq-it dënohet me 11 vite burgim

Gjykata në Bosnjë e Hercegovinë ka dënuar me 11 vite burgim Jovan Tintor, këshilltarin special të luftës të liderit politik të serbëve gjatë luftës së Bosnjës mes viteve 1992-1995, Radovan Karaxhiq, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykatësja Minka Kreho tha në deklaratën e saj se Tintor, i cili ka qenë kryesues i “Tryezës së Krizës” në Vogoshça të Sarajevës, është shpallur fajtor për përfshirje në sulmet sistematike ndaj popullatës civile jo-serbe në Sarajevë dhe Vogoshça nga muaji prill i vitit 1992, deri në muajin korrik.

Kreho theksoi se ka kryer krime kundër njerëzimit duke u bërë pjesëmarrës në përpjekjet për krim të përbashkët, duke shtuar se kampi i përqendrimit “Bunker” në Vogoshça është formuar me vendim të Tintorit dhe ka qenë në dijeni për torturat që u janë bërë të burgosurve.

Kreho citoi edhe dëshminë e një viktime të kampit të përqendrimit “Bunker”, e cila “në maj të vitit 1992 është goditur në bark nga Tintor teksa ka qenë në muajin e gjashtë të shtatëzanisë dhe i është prerë gjoksi me urdhër të tij”.

Ndryshe, Tintor është arrestuar në shkurt të vitit 2016 në kufirin midis Bosnjës dhe Serbisë, me urdhër arresti të lëshuar në vitin 1999.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button