Ministrja sllovene Katiç: Be konsideron se Qeveria e Maqedonisë zhvillon polikë të mirë

Sllovenia e konfirmon përkrahjen për integrimin euroatlantik të Maqedonisë dhe së bashku me shtetet anëtare të NATO-s shpreson se Maqedonia me sukses do ta kalojë atë rrugë dhe qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e vërtetë të referendumit në shtator dhe së shpejti do të uleni në tryezën e përbashkët si anëtare e NATO-s me të drejta të plota.

Këtë e porositi sot ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Sllovenisë Andreja Katiç e cila qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

“Sllovenia e përshëndet marrëveshjen me Republikën e Greqisë. Kuptohet se nevojiten lëshime edhe nga të dyja palët, por gjuha edhe më tutje do të mbetet maqedonase, kombësia e Maqedonisë dhe shpresoj se qytetarët e Maqedonisë në referendum do ta bëjnë  zgjedhjen e vërtetë.  Të gjitha anëtaret e BE-së konsiderojnë se Qeveria e Maqedonisë i zbaton siç duhet aktivitetet ndaj anëtarësimit të saj të plotë në Aleancë. Referendumi është institut i përparimit demokratik dhe mundëson shprehje të vullnetit të popullit. Për këtë është ende më e rëndësishme qytetarët e Maqedonisë të marrin pjesë në të dhe ta shprehin vullnetin e tyre”,  deklaroi ministrja Katiç në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen e saj nga Maqedonia Radmilla Shekerinska.

Shekerinska potencon se Maqedonia duhet ta ndjekë shembullin e Sllovenisë dhe ta zbatojë formulën e saj për sukses, e cila, sipas ministres është rruga e vërtetë për vendin dhe se qytetarët në referendum duhet të konfirmojnë se a duan një të ardhme të tillë.

Të dyja ministret sot firmosën Memorandum për bashkëpunim me të cilin përparohet edhe deri tani bashkëpunimi i mirë në mbrojtje mes të dy vendeve.

Shekerinska pret  Memorandumi që u firmos sot mes një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi aspirant, në fund të realizimit të tij, të jetë bashkëpunimi  mes dy anëtareve me të drejta të plota të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button