Haradinaj e dekoroi ambasadorin amerikan Delavi për kontributin për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka dekoruar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delavi me medaljen “Harta e Artë e Kosovës”, për kontributin e tij  të deritanishëm për Kosovën, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

“Gjatë takimit të rregullt me ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delavi, në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, pata nderin t’ia dhuroj, sot, Hartën e Artë të Kosovës, si simbol të vlerësimit tonë për punën e tij të madhe në mbështetje të agjendës sonë shtetërore dhe inkurajimin për të bërë më të mirën për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Kosova po kalon nëpër procese të rëndësishme politike dhe ndihma e miqve amerikanë ishte dhe mbetet jetike për vendin tonë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj”, shkruan Haradinaj në Fejsbuk.

Delavi së shpejti e përfundon mandatin e tij në Kosovë dhe presidenti amerikan ka emëruar Filip Kosnet si pasuesin e tij. Delavi ishte ambasadori i SHBA në Prishtinë në tre vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button