LSDM-ja do të zhvillojë fushatë të veçantë për referendumin

Lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev, nga vizita në Kriva Pallankë ka deklaruar se LSDM-ja si parti politike do të zhvillojë fushatë të veçantë për referendumin, për dallim nga ajo që do të zhvillojnë deputetët e saj në kuadër të Kuvendit. Për këtë, ai tha se do të veprojnë si koalicion bashkë me disa parti të tjera.

“LSDM-ja si parti politike përpiqet të hyjë në koalicion me sa më shumë parti dhe nga kjo do të varet edhe buxheti i lëvizjes ose koalicionit të partive politike me të cilat do të përfaqësohemi bashkë. Por nuk besoj se buxhetet do ta kalojnë shumën prej 300-400 mijë eurove sepse vetë referendumi nuk është si zgjedhjet parlamentare dhe nuk kërkon shumë shpenzime”, deklaroi Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button