Thaçi kundërshton sërish shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur të martën se përkrah bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si pjesë të territorit të Kosovës.

Përveç kësaj, presidenti i Kosovës ka thënë se mbështet edhe njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, teksa është shprehur kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve, transmeton REL.

Thaçi pritet që të zhvillojë takimin e radhës me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Dy shtetet synojnë të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, derisa presidentët e tyre kanë shpalosur së fundmi idenë për korrigjim të kufijve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button