Ministri Dimitrov do të shkojë për vizitë pune në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov do të shkojë për vizitë pune në Bruksel, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, transmeton Portalb.mk.

Ditën e parë gjatë vizitës së tij, ministri Dimitrov do të zhvillojë takim pune me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Gotemoler ku është parashikuar që të dy bashkëbiseduesit të shkëmbejnë informata për bashkëpunimin aktual mes Maqedonisë dhe NATO-s, si dhe të flasin për përgatitjet që i ka ndërmarrë Republika e Maqedonisë në kuadër të procesit për anëtarësim në NATO.

Nesër, ministri Dimitrov do të mbajë fjalim para Komitetit për Punë të Jashtme në Kuvendin Evropian ku do jep informacione për përgatitjet e vendit për mbajtjen e referendumit, rrjedhën e implementimit të reformave kyçëse nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe përgatitjet e skrining procesit me Komisionin Evropian me qëllim të shkurtimit të afatit që të hapet rruga për fillimin e negociatave.

Komiteti për Punë të Jashtme e Parlamentit Evropian është trup punues i Parlamentit ku anëtarësohen përfaqësues nga grupe të ndryshme parlamentare.

Dimitrov do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Parlamentit Evropian, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button