Vrasje e trefishtë në Dibër!
Vrasje e trefishtë ka ndodhur mbrëmë në Dibër. Një burrë, gruaja e tij dhe vajza e tyre minorene janë qëlluar për vdekje.
Stacioni policor në Dibër për këtë rast ka marrë një telefonatë nga një qytetar, pas së cilës u informua Spitali i Përgjithshëm. Një ekip i ndihmës urgjente mjekësore arriti menjëherë, por për fat të keq mjeku vetëm sa konstatoi vdekjen, transmeton MIA.
Motivet e vrasjes së trefishtë ende janë të panjohura.
Kjo vepër e rëndë penale është në kompetencë të Prokurorisë së Përgjithshme të Gostivarit.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër, informacione lidhur me rastin paralajmëruan gjatë ditës së sotme.