Leonardo: Shumë e vështirë për t’u pranuar, por s’duhet të befasohemi

Leonardo, drejtori teknik i Milan, nuk e ka përjetuar aspak mirë humbjen me përmbysje të pësuar nga kuqezinjtë në fushën e Napoli-t, njofton Telesport.al.

“Na ka mbetur një shije e hidhur pas një pjese të parë të mirë dhe pasi kemi siguruar një avantazh të dyfishtë”, ka thënë drejtuesi kuqezi.

“Gjithsesi, mbeten shumë gjëra pozitive. Kemi luajtur kundër një ekipi që ka bërë shumë pikë sezonin e kaluar dhe ka marrë një trajner të madh. Është e vështirë të pranohet kjo humbje, por ka pasur shumë gjëra pozitive”.

“Nuk duhet të befasohemi se jemi në avantazh 2-0 në fushën e Napoli-t, unë shikoj një skuadër të gatshme, që ka kaluar disa ndryshime në strukturën e klubit. Kjo nisje e vështirë në kampionat tregon se na pret një sfidë shumë e vështirë”, ka përfunduar braziliani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button