Është lënduar rëndë një bashkudhëtare në një aksident në autostradën Shkup-Tetovë

Një vajzë 16-vjeçare dje është lënduar rëndë në aksidentin i cili ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, tek ura e lumit Vardar.

Siç njofton MPB-ja, aksidenti ka ndodhur kur shkupjani Sh.S.(52) duke drejtuar automjetin e udhëtarëve “Seat Ibica” me targa të Shkupit ka dalë nga rruga, ka goditur në gardhin e betonit, me ç’rast është përmbysur me rrotat lartë.

Vajza nga Shkupi, e cila ka qenë bashkudhëtare, me automjet të ndihmës urgjente mjekësore është dërguar në Qendrën klinike Tetovë, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Pas dhënies së ndihmës mjekësore vajza është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”. Është realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button