Policia largon nga Kosova një grup të marshit të “Vidovdanit”

Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të Vidovdanit janë mbledhur në afërsi të urës kryesore, shkruan portali Telegraf.

Tre prej tyre kane kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policët në detyrë.

Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë të njëjtit janë përcjellë në pikën kufitare në Merdare , përmes të cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës.

Me urdhër të prokurorit është hapur rasti “ Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Lajme të ngjashme

Back to top button