Kuvend, vazhdon debatin për Propozim-ligjin për debitim

Kuvendi sot vazhdon debatin për Propozim-ligjin për debitim të Republikës së Maqedonisë me hua tek Dojçe Banka sipas Marrëveshje për hua dedikuar për mbështetje buxhetore, me procedurë të shkurtuar.

Pas kësaj pike në rend dite janë Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për të huajt dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim për punësim dhe punë të të huajve, të dy me procedurë të shkurtuar, propozim-ligjet për kryerje të punëve kontabiliste, për veprimtari komunale dhe për shpronësim, ndryshimet dhe plotësimet për arsimin fillor dhe të mesëm, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për punë të brendshme dhe për procedurë penale, si dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për gjyqet, të gjithë në lexim të parë.

Para deputetëve janë edhe propozim-ligjet për Komitetin për marrëdhënie midis bashkësive dhe për përcaktim të emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore, të dy në lexim të parë, të parashtruar nga deputetët Izet Zeqiri dhe Flamure Demiri-Kreci, Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për vetëqeverisjes lokale në lexim të parë, i parashtruar nga deputetja Liljana Popovska, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik në lexim të parë, i parashtruar nga një grup i deputetëve të pavarur dhe të opozitës.

Kuvendi duhet të debatojë edhe për Informatën për vazhdim dhe intensifikim të shpenzimit tejmase, të panevojshme dhe kriminele të të hollave të popullit për projektin e tepruar qeveritart “Shkupi 2014”, i parashtruar nga një grup i deputetëve të pavarur dhe të opozitës.
Sot gjithashtu  do ë zhvillon punimet Komisioni për sisteme politike dhe Komisioni për marrëdhënie mes komuniteteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button