Lavrov: Terroristët në Idlib po përdorin civilët si mburoja njerëzore
Terroristët në Idlib po përdorin civilët si mburoja njerëzore, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas takimit të tij me homologun turk, Mevlut Cavusoglu.
Gjatë ketij takimi u diskutua edhe situata në provincën siriane.
“Po diskutojmë për këtë situatë me shumë probleme dhe ku ka shumë terroristë”, tha Lavrov.
“Grupimet e Hayat Tahrir al-Sham dhe Jabhat al-Nusra janë të pranishme në këto zonë dhe po pengojnë ndarjen e opozitës së armatosur terroriste”, theksoi Lavrov.