Igor Jug: Turp patrioti 120 kg të shohë se si gjyshërit e mbrojnë Kushtetutën dhe nderin

Avokati i të akuzuarit, Igor Jug, Sasho Janev, sot në seancë për ngjarjet 27 prillit të vitit 2017, gjegjësisht për sulmin në Kuvendin e Maqedonisë, tha se kur ka filluar që ta përfaqësojë klientin e tij e ka pyetur se çfarë ka bërë atë natë në Kuvend, ndërkaq Jug i është përgjigjur se “është turp që të shohë se si gjyshërit hyjnë në Kuvend ta mbrojnë nderin dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, njofton Portalb.mk.

“Turp është që burri 120 kilogram, i cili veten e quan patriot, të mos bëjë asgjë dhe të shohë se si gjyshërit hyjnë që ta mbrojnë Kushtetutën dhe nderin e shtetit”, citoi Igor Jugin, avokati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button