Dimitrov: Lajmet e rreme për referendumin janë të orkestruara

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka komentuar edhe lajmet e fundit, që para referendumit, Maqedonia mund të sulmohet nga sulmet kibernetike të iniciuara nga Rusia, duke i vlerësuar të njëjtat si të orkestruara për të nxitur urrejtjen ndëretnike, transmeton Portalb.mk.

“Nuk e di nëse vijnë nga një qendër, megjithatë, shpesh ka porosi që targetojnë vende të rrezikuara. Targetojnë marrëdhëniet ndëretnike, dhe e nxisin urrejtjen. Duhet të përballemi me atë realitet, dhe të punojmë çdo ditë për parandalimin e këtij rreziku”, tha Dimitrov.

Duke folur për lajmet e rreme gjatë kësaj periudhe, Dimitrov ka njoftuar se ballafaqimi dhe parandalimi i tyre është në kuadër të bashkëpunimit të Qeverisë së Maqedonisë me Stejt Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mund të them shkurt se kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Stejt Departamentin në shumë fusha, që përfshijnë edhe fuqizim të kapaciteteve administrative të qeverisë sonë, dhe ministri përfshirë edhe këtë pyetje”, tha Dimitrov.

Kjo deklaratë e Dimitrovit, vjen pas shpërndarjes së lajmeve që ndikimi rus në Maqedoni mund të arrihet me sulme kibernetike, duke ndikuar rezultatin e referendumit, dhe për të do të duhej bashkëpunim i Qeverisë së Maqedonisë me Stejt Departamentin e SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button