Dimitrov-Spasovski: Anëtarësimi në NATO dhe BE është interes kombëtar, nuk lejojmë imponim të intereseve të huaja

Rajoni është si një ishull i rrethuar me vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s. Përqindja e mbështetjes ndryshon, megjithatë çdoherë është prej dy të tretave deri tre të katërtave të qytetarëve konsiderojnë se kjo është mirë për Maqedoninë, tha dje ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në intervistën për MIA-n, duke komentuar gatishmërinë e Qeverisë t’u kundërvihet tentimeve të Rusisë që të përzihet dhe ndikojë ndaj referendumit.

“Ne jemi vend krenar, por i vogël, në zemër të Ballkanit. Dëshirojmë të kemi raporte miqësore me të gjithë, duke filluar nga fqinjët tanë deri te lojtarët e mëdhenj. Rruga jonë drejt NATO-s ka filluar prej vitit 1993 dhe për ne kjo është punë që duhej të përfundonte edhe më herët. Ne duhej të bëheshim anëtare në vitin 2008. Dhe në atë kuptim kjo është detyrë e papërfunduar. Kjo nuk do të thotë se dëshirojmë të kemi relacione tensionuese apo negative me dikë, përfshirë edhe me Federatën ruse, tha Dimitrov.

Thekson se kjo nuk është zgjidhje ose-ose dhe se nuk do të thotë se rruga jonë veriatlantike është armiqësi.

Dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira. Ky është vendimi ynë dhe vendimi i qytetarëve. Në rajonin mendoj se kemi mjaft halle dhe nuk duhet Ballkani të jetë fushë garimi i fuqive të tjera, potencoi Dimitrov.

Sipas tij, është shumë me rëndësi në këtë periudhë delikate institucionet të jenë shumë të kujdesshme, ndërsa qytetarët t’i njohin lajmet e rrejshme, sepse siç thotë dukshëm është se lajmet e rrejshme janë të orkestruara.

I pyetur për strategjinë ruse për minimin e institucioneve demokratike në Perëndim nëpërmjet kryerjes të sulmeve kibernetike drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore, partiake apo joqeveritare dhe nëse për atë Maqedonia do të fitojë ndihmë nga SHBA-ja, Dimitrov tha se kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Stejt departamentin në shumë sfera të cilët përfshijnë edhe përforcimin e kapaciteteve administrative të Qeverisë tonë dhe të ministrive.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në intervistën për MIA-n  thotë se në prag të referendumit situata në vend është stabile, dhe pse ekzistojnë forca të cilat shohin shans, megjithatë ato janë forca minore që nuk mund të ndikojnë në destabilizim.

Për pohimet se shërbime të huaja tentojnë të “gërmojnë” para referendumit dhe përzierjen e rusëve në “punët e Maqedonisë”, Spasovski nënvizon se Maqedonia ka qëndrim të qartë, interes vital nacional ka anëtarësimin në NATO dhe BE, nuk dëshiron të përzihemi në punët e shteteve tjera, as në rajon, as më gjerë, por nuk do të lejojmë dikush të na imponojë interesa të tij.

“Nëse flasim për atë nëse qëndrimi i Rusisë është se Maqedonia nuk duhet të jetë anëtare e NATO-s, është qëndrim i tyre. Por, qëndrim i jonë dhe interes vital për Maqedoninë është të bëhet anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button