“Asnjë prokuror, e as Blakaj, nuk ka shprehur asnjë shqetësim rreth punës së vet”

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, në takimin e mbajtur më 23 gusht 2018, me ç’rast ka diskutuar për gjendjen e krijuar pas dorëheqjes së ish-prokurorit special, Elez Blakaj, transmeton Koha.net.

Pas takimit Këshilli ka publikuar një kumtesë – reagim.

Në të ka shkruar:

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, si institucion joqeveritar, e cila ka obligim statutar të mbrojë interesat e prokurorëve të Shtetit, konsideron se menaxhmenti i sistemit prokurorial nuk mund të degradohet nga qarqet e caktuara politike, apo individë të caktuar nga shoqëria civile, sepse kjo konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur të sistemit prokurorial dhe tendencë për të dëmtuar hetimet në rastet e caktuara penale.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës njofton opinionin publik se deri më tani asnjë prokuror i sistemit prokurorial të Kosovës, duke përfshirë dhe Blakaj, nuk ka shprehur asnjë shqetësim, qoftë si kërcënim apo si ndikim në punën e tij të pavarur dhe të paanshme nga kushdo qoftë. Andaj, deklarimet publike për kinse kërcënimet dhe ndikimet brenda sistemit prokurorial janë për të mbuluar interesat e tij personale apo të kujtdo tjetër. Për më tepër, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës zotohet se do të reagojë më fuqishëm, duke kërkuar përgjegjësi nga prokurorët që me veprimet e tyre dëmtojnë imazhin e sistemit prokurorial, interesat e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës mbështet fuqishëm punën e çdo prokurori individualisht dhe organeve menaxhuese të sistemit prokurorial, si dhe dënon çdo tendencë për të denigruar përkushtimin e secilit prokuror në mënyrë individuale dhe kolektive, gjë që është plotësisht e papranueshme dhe nuk i ndihmon zbatimit të Ligjit në Republikës e Kosovës, thuhet në reagimin e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës të nënshkruar nga kryetari Haxhi Dërguti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button