Mjeti i shpenzimeve të ministrave në restorante do të pësojë ndryshime softuerike

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski sot deklaroi se mjeti në të cilin publikoheshin harxhimet e zëvendësministrave dhe ministrave në restorante është duke pësuar ndryshime softuerike, prandaj deri tash nuk janë publikuar harxhimet e ciklit të dytë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk është larguar mjeti. Por meqë bëhet fjalë për periudhë me ngjarje intesive politike, mjeti pjesërisht do t’i nënshtrohet disa ndryshimeve softuerike që të jetë më e qartë. Për momentin mund të pritni që shumë shpejtë do të publikohen të dhënat e ciklit të fundit. Materialet janë grumbulluar, vetëm se bëhet fjalë për ndryshime teknike”, tha Mile Boshnjakovski.

Përndryshe, në dhjetëditëshin e fundit të muajit mars të vitit 2018 në uebfaqe të Qeverisë së Maqedonisë u publikuan harxhimet të bëra në restorante të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministrave tjerë të Qeverisë LSDM – BDI. Ajo çfarë u pa se krahasuar me garniturën paraprake, kemi zvogëlim të shpenzimit të parasë së qytetarëve edhe pse instrumenti pati lëshime në futjen e të dhënave.

LEXO: Nga Qeveria, koncepti i harxhimeve nëpër restorante do të kalojë edhe në komuna
LEXO: Deri më 20 qershor, harxhimet në restorante do t’i publikojnë edhe drejtorët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button