Gjermani, një e katërta e studentëve të diplomuar janë inxhinierë

 Vitin e kaluar një të katërtat e të diplomuarve në Gjermani kanë studiuar inxhinieri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra Federale Gjermane e Statistikave (Destatis) thuhet se gjatë periudhës dimërore 2016-2017 dhe periudhës verore të vitit 2017 rreth 502 mijë persona kanë përfunduar studimet e tyre në universitetet gjermane dhe kanë diplomuar.

Në krahasim me vitin 2016, numri i studentëve të diplomuar është rritur me 2 për qind.

Sipas të dhënave 40 për qind e këtyre të diplomuarve kanë studiuar në drejtimet si juridik, ekonomi dhe shkencat sociale ndërsa 26 për qind e tyre morën diplomën e inxhinierisë. 11 për qind janë të diplomuarit nga drejtimi i matematikës dhe shkencave natyrore dhe humane, kurse 6 për qind në drejtimin e mjekësisë dhe 7 për qind në drejtimet tjera si sporti, bujqësia, pylltaria dhe mjekësia veterinare.

Numri i studentëve që morën diplomë të inxhinierisë vitin e kaluar është llogaritur të jetë 129.646. Statistikat tregojnë se 72.694 studentë kanë kryer studime të nivelit universitar ndërsa 47.124 persona atë të masterit në drejtimin e inxhinierisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button