Dhuna e 27 prillit, avokati: Të akuzuarit s’mund të jenë terroristë

Në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon gjykimi për rastin “E enjtja e përgjakshme”, gjegjësisht për dhunën që ka ndodhur më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë. Avokati Donçe Nakov, i cili i përfaqëson të akuzuarit, Abdulfeta Alimi, Luben Arnaudov, Vllado Jovanovski dhe Bogdan Ilievski i ka thënë fjalët hyrëse, njofton Portalb.mk.

Nakov theksoi se bëhet fjalë për njerëz të sukessshëm të cilët në asnjë rast nuk janë terroristë dhe dhunues.

“Për Alimin, viktima e ngjarjes, deputeti Zijadin Sela, si garanci e ka dhënë shtëpinë e tij. Në lëndën për këtë ngjarje të cilën e ka udhëhequr Prokuroria Publike, dhe për të cilin ka aktvendim, ishte i thirrur si dëshmitar dhe Prokuroria i ka besuar”, tha Nakov për Alimin, duke shtuar se ai është polic i cili nuk mund të vendoset në grupin e akuzës në fjalë.

Për Arnaudov, tha se “bëhet fjalë për gjinekolog i cili ka realizuar 15.000 lindje të fëmijëve, gjejgësisht ka karrierë impozante prej 37 viteve.

“Deputet i zgjedhur me shumicë të madhe dhe sukses në madh në Ohër. Si mundet që pas gjithë kësaj karriere, mjek i cili ka shpëtuar jetë, menjëherë të formojë paramendim për akt terrorist”, tha avokati Nakov.

Për Vllado Jovanovskin, Nakov tha se nuk ka nevojë për sqarime, pasi që sipas tij, nuk ka njeri që s’e njeh.

“Jovanovski është aktor, njeri normal me familje normale. Patriot, tip emocional, por assesi terrorist, veçmas me fjalë”, theksoi Nakov.

Për Bogdan Ilievski – Betmen, theksoi se është arkitekt dhe rrjedh nga një familje juristësh.

“Ilievski është arkitekt, shkruan kolumna, por assesi dhunues. Në bordin e iniciativës “Për Maqedoni të Përbashkët” nuk ka lejuar 65 ditë që të ndodh asnjë incident i vetëm”, tha Nakov.

Dje, në seancën e parë, fjalim kanë mbajtur prokurorja Vilma Ruskoska dhe avokatët e një pjese e të akuzuarve.

Për sulmin në Kuvend akuzohen 33 persona, prej të cilëve 31 akuzohen për “terrorizëm”, ndërsa dy për “ndihmë”.

Lënda udhëhiqet nga gjykatësja për krim të organizuar, Dobrilla Kacarska, e cila tani vetëm se ka caktuar 37 seanca për diskutime kryesore.

Me pengesa juridike dhe tupanë u zhvillua seanca gjyqësore për “E enjtja e përgjakshme”

“27 prilli”, Ruskoska: Igor Jug kishte për detyrë të eleminoj Zaevin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button