Ndërroi jetë një alpinist kroat në Korab

Alpinisti kroat P.P. (58) nga Spliti, dje ka ndërruar jetë pasi që u alivanos derisa ka qenë në Korab, në vendin e quajtur “Kobilino pole”.

Siç kumtoi MPB-ja me P.P. (58) në Korab kanë qenë edhe alpinistë tjerë, anëtarë të shoqatës alpiniste nga Spliti. Në një moment atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore pas së cilës ka kërkuar ndihmë.

Pas paralajmërimit në Qendrën për informacione dhe komandë Tetovë, P.P. me helikopter të MPB është sjellë në Spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” – Shkup, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të Prokurorisë publike në trupin e të vdekurit do të kryhet autopsi, ndërsa ekspertizë do të kryhet gjatë ditës së sotme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button