Është lënduar rëndë një fëmijë nga Serbia në një aksident në Çair

Një fëmijë tetë vjeçar nga Republika e Serbisë është lënduar rëndë mbrëmë në një aksident në udhëkryqin në Çair pasi është goditur nga veturë e tipit “Golf” me targa të Shkupit, drejtuar nga F.K. (46) nga Bllaca e Shkupit.

Siç ka njoftuar MPB, aksidenti ka ndodhur në ora 22:30 në udhëkryqin në rrugën “Sllavej Pllanina” në rrugën “362”, rruga “Brigada maqedono-kosovare” dhe rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup.

Nga goditja, djaloshi ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Qytetit “Shën Naum Ohridski”.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB të Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button