RrGK: Edhe sa gra të vrara?
Organizata Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar kundër rasteve të vrasjeve të grave me ç`rast thekson se në kohën kur po protestohet kundër vrasjeve ndodhi një e tillë edhe mëngjesin e sotëm në Gjakovë.
RrGK vlerëson se edhe kësaj here policia doli me një verzion i cili sipas këtyre organizatave “më parë presupozon pafajësinë e kryesve se sa faktet se si po humbin jetën viktimat e vrara”.
“Javë më parë, ishim dëshmitarë të një tragjedie, ku si pasojë e dhunës në familje, me armë zjarri, humbën jetën një vajzë 9 vjeçare dhe një grua 40 vjeçare. Edhe në atë rast pati arsyetime nga policia dhe prokuroria se vrasësi me armën AK-47, kishte shkuar tek familja e tashmë të ndjerës, që t’i kërkoj asaj të rikthehet në shtëpinë e tij.” thuhet ndër të tjera në reagimin e RrGK-së, transmeton Klan Kosova.
Organizatat e shoqërisë civile të përkrahura nga Rrjeti i Grave të Kosovës organizuan protesta në disa komuna të Kosovës, të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave.