Një vjet nga djegia e deponisë së Tetovës, zjarrvënësit ende në liri

Sot bëhen një vjet që kur deponia e Tetovës u djeg dhe tetovarët për një javë thithën ajër, i cili nga mjekët u cilësua si kancerogjen dhe me pasoja afatgjate. Prokuroria hesht, zjarrvënësi ende nuk dihet, kurse për të njëjtin Kodi Penal parasheh dënim me burg, shkruan Portalb.mk. As Komuna e Tetovës nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur me rastin.

Prokuroria nuk deklarohet se deri ku ka arritur procedura, a janë siguruar dëshmitë dhe kush e ka shkaktuar zjarrin? Informacione nuk kanë as Komuna e Tetovës, edhe pse atë periudhë aludonte se i dinte zjarrvënësit dhe djegien e deponisë e vlerësoi si fushatë politike. Në opinion qarkullojnë tre lloje të zjarrvënësve: militantë të VMRO-DPMNE-së, militantë të pakënaqur të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe militantë të BESA-s. Komuna e Tetovës dhe Prokuroria heshtim për këto spekulime.

Nga Komuna e Tetovës deklaruan se detyrë e tyre ka qenë që të denoncojë pistat e zjarrit, të tjerat në vijim janë detyrë e organeve të rendit.

“Menjëherë pas vënies së zjarrit dhe eliminimin e tërësishëm, prokurori kujdestar ka dalë në vendngjarje dhe është denoncuar e njëjta nga shërbimet e NJTKZ (njësisë territoriale kundër zjarrit) për dyshime për vënie të qëllimshme. Pas denoncimit organet ligj-zbatuese dhe byroja për ekspertizë ka dalë në vendngjarje për të konstatuar shkaqet e zjarrit. Detyra e Komunës së Tetovës ka qenë që të denoncoj pistat nga ku mund të kemi dyshuar, me tutje organet e rendit bëjnë punën e tyre”, thanë për Portalb.mk, nga Komuna e Tetovës.

LEXO: Ende nuk ka asnjë informatë kush e ka ndezur zjarrin në deponinë e Tetovës!
LEXO: Prokuroria Publike deklarohet për “piromanët” e deponisë së Tetovës

Deklarata e fundit e Prokurorisë Publike ka qenë në fund të shtatorit të 2017-s, ku tha se ka lëshuar urdhër për marrje të videoincizimeve të objekteve rreth deponisë së djegur, por që nga atëherë nuk ka kumtuar se ai ka marrë videoincizimet dhe se kush e ka shkaktuar zjarrin.

“Prokuroria Themelore e Tetovës ka dhënë edhe urdhër që të kontrollohet pronësia e asaj parcele në të cilën gjendet deponia e Ndërmarrjes Publike për Higjienë Komunale-Tetovë. Prokuroria ka lëshuar urdhër edhe për marrjen e incizimeve nga kamerat e sigurisë të vendosura në objektet përreth me qëllim që të vërtetohet nëse ka pasur zjarrvënie të qëllimshme, dhe të shihet se kush e ka shkaktuar zjarrin. U lëshuar edhe urdhër për kontroll të jashtëzakonshëm të kualitetit të ajrit në mënyrë që në të ardhmen, nëse vërtetohet se dikush e ka shkaktuar zjarrin qëllimisht, do të sigurohet si provë për të vërtetuar se me këtë veprim autorët kanë kërcënuar shëndetin e qytetarëve”, deklaruan nga Prokuroria.

Para kësaj, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi kishte deklaruar se ka indikacione për zjarrvënësin, dhe se kush luan me zjarrin, në fund do të digjet. Edhe pas një viti, askush përveç deponisë nuk u dogj.

Ne kemi indikacione por nuk jemi organ kompetent për tu marrë me këtë punë…Kush luan me zjarrin në fund edhe digjet”, deklaroi Teuta Arifi.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, shkaktarët e ndotjes së ajrit në një komunë por edhe ata të cilët nuk kontribuojnë për sigurimin e shëndetit të qytetarëve të komunës apo dhe shtetit në përgjithësi mund t’i pasojë dënimi me burg.

“Ai që me mosrespketim të dispozitave për mbrojten dhe përparimin e ambientit jetësor do të ndotë ajrin, tokën, ujin, sipërfaqen ujore ose rjedhën e ujit në përmasa më të mëdha ose në hapësirë më të gjerë dhe me të do të shkaktojë rrezik për jetën ose shëndetin e njerëzve ose shkatërrimin e botës shtazore ose bimore në pëmasa më të mëdha, do të dënohet me burg prej katër deri në dhjetë vjet”.

Përndryshe, më 19 gusht të 2017-së deponia më e madhe në Tetovë u kaplua nga zjarri, para mesantes së po të njëjtës ditës deponia u rindez edhe njëherë, pasojat e së cilave u panë për ditë me radh. Për zjarrin pati edhe protesta, e ndërkaq mjekët e cilësuan si shkaktar të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe të kancerit. Reagime pati edhe nga Lëvizja BESA dhe LR-PDSH të cilët kërkuan që sa më shpejtë të gjenden shkaktarët e zjarrit.

LEXO: Filloi pastrimi i deponisë së Tetovës (FOTO)
LEXO: Ministria e Shëndetësisë jep rekomandime për mbrojtje nga ajri i ndotur
LEXO:“Eco Guerilla” rikthen protestat kundër ajrit të ndotur në Tetovë (FOTO)
LEXO: “Eco Guerilla”: Gjeneza e deponisë së Tetovës është fshehja e së vërtetës
LEXO: Djegia e deponisë së Tetovës: Lirohen mijëra substanca kimike që konsiderohen kancerogjene
LEXO: Kodi Penal parasheh burg për fajtorët e djegies së deponisë në Tetovë, ja çfarë thonë nga Prokuroria
LEXO: Me kontejnerë të rrëzuar para komune, tetovarët kërkuan dorëheqjen e Arifit
LEXO: Rashkovski: Dikush ka interes nga shkaktimi i zjarrit në deponinë e Tetovës

Djegia e deponisë së Tetovës: Lirohen mijëra substanca kimike që konsiderohen kancerogjene

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button