Maqedonia dhe bota islame festojnë Kurban Bajramin! Gëzuar!

Sot besimtarët myslimanë në Maqedoni dhe botë festojnë festën e Kurban Bajramit, e cila është festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.

Manifestimi qendror i Kurban Bajramit u organizua në xhaminë e Mustafa Pashës në ShkupNë orën 05:02 u mëngjesit u fal namazi i sabahut, kurse namazi i Bajramit u fal në ora 06.17.

Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e profetit Ibrahimit të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Mesazhin e sivjetmë të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut në emër te kreut te BFI-së e percjelli dekani i Fakultetit te shkencave islame, Shaban ef. Sulejmani.

“Sot është ditë feste, është ditë e Kurban Bajramit, është ditë që ngërthen në vete kushtin e pestë islam haxhin, e ngërthen therjen e kurbanit si simbol të gatishmërisë të çdo myslimani që të flijojë edhe më të shtrenjtën për të dëshmuar bindjen e vetë se Allahu është Një, është Sundimtar i Vetëm i të gjitha botërave. Por, Kurban Bajrami është edhe festë e dashurisë dhe mirëkuptimit mes besimtarëve, është rast që të bëhemi të gjithë një, pikërisht siç janë bërë një me miliona muslimanë me haxhinjtë tanë që për momentin po qëndrojnë në tokën e shenjtë islame. Duke e festuar këtë Kurban Bajram, natyrisht që zemra dhe mendja jonë janë me haxhilerët nga Maqedonia ndër të cilët kemi edhe prindërit tanë, vëllezërit e motrat, djemtë e vajzat tona. Institucioni i Bashkësisë Islame është në vazhdimësi në lidhje të drejtpërdrejtë me të gjithë ata dhe përkujdeset për shëndetin e tyre dhe kryerjen e suksesshëm e të drejtë të këtij kushti të Islamit. Elhamdulilah, ata të gjithë janë shëndoshë e mirë dhe po bëjnë një haxh që sivjet është i veçantë për kushtet që po ju ofrohen. Po i presim me padurim dhe gëzim. ” thuhet mes tjerash në mesazh, njofton Portalb.mk.

Urime kanë dërguar edhe liderët politik në MaqedoniKosovë e Shqipëri.

Me Kurban Bajramin mbaron dhe Haxhi, që është kushti i pestë i Islamit, me të cilin dëshmohet solidariteti dhe mirëqenia. Në këtë ditë të shënuar të kalendarit mysliman theren kurbanë, që simbolizon sakrificën për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla të cilat duhet t’u serviren dhe miqve. Ndërkohë të gjithë besimtarët si dhe shtëpitë e tyre duhet të stolisen sa më mirë të jetë e mundur.

Redaksia e Portalb.mk të gjithë besimtarëve ua uron festën e Kurban Bajramit. Zoti ju bekoftë. Me shëndet!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button