RMV, ja deri kur do të digjemi në temperaturat e larta që kanë kapluar vendin

Moti i ngrohtë me temperatura shumë të larta nga faza portokalle, të cilat tashmë disa ditë e kanë përfshirë gjithë territorin e vendit do të mbajë deri më 14 gusht. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 13 deri 21 gradë, ndërsa të ditës nga 31 deri 40 gradë. Në Shkup temperatura do të arrijë deri 39 gradë. UV indeksi do të arrijë 9. Rekomandohet që qytetarët të mbrohen nga temperaturat e larta.

Nesër dhe pasnesër temperatura e do të arrijë deri 41 gradë Celsius. Nga Shërbimi për Ndihmë urgjente mjekësore në Shkup theksojnë se është rritur numri i thirrjeve, ndërsa qytetarët që nuk ndjehen mirë për shkak të motit të ngrohtë kanë ndryshime kardiovaskulare, dhimbje koke, tension, marramendje, lodhje, përgjumje…

Të mërkurën temperatura do të arrijë deri 40, ndërsa pasdite dhe të enjten do të ketë rritje të vranësirave të përcjella me reshje lokale të rrëmbyeshme, kur pritet edhe ulje e temperaturave, fillimisht në pjesët veriore, ndërsa nga e premtja edhe gjithkund nëpër vend, in formojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të konkluzioneve të Komisionit për përcjellje të efekteve nga temperaturat e larta në pajtim me Planin aksional për parandalim të pasojave nga valët e ngrohta i kanë sjellë rekomandimet vijuese:
të lirohen nga detyrimet punuese grupet më të ndjeshme të popullatës, siç janë: gratë shtatzëna dhe personat të moshës mbi 60 vjeçare,
në institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet) të mos praktikohet aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin jashtë fëmijët në periudhë nga ora 11 deri në 17,
të gjitha objektet juridike, që kryejnë aktivitete në qiell të hapur, t’i ndalojnë aktivitetet në periudhën nga ora 11 deri në ora 17, që në mënyrë të veçantë i përket punëtorëve të ndërtimit.

Në rekomandime theksohet se njësitet e pushtetit lokal, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e përfshira me valën e ngrohtë, duhet të kenë qasje më aktive dhe të ofrojnë ndihmë personave të moshuar të vetmuar dhe të pastrehëve konform aktiviteteve të parashikuara në Planin aksional, ndërsa duke pasur parasysh faktin se procese të caktuara të rrezikshme prodhuese dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, përkujtohen punëdhënësit në detyrimin për respektimin e dispozitave ligjore nga kjo fushë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë për helmim me ushqim dhe sëmundje ngjitëse të zorrëve, nga Ministria rekomandojnë larje të obligueshme të prodhimeve kopshtare-bujqësore (fruta dhe perime të freskëta) para përdorimit të tyre, përgatitje termike të ushqimit dhe konsumimi i tij menjëherë pas përgatitjes. Nëse ajo nuk bëhet atëherë ushqimi duhet të ruhet në frigorifer në temperaturë prej +4 gradë, dhe para përdorimit i njëjti të ngrohet në +100 gradë dhe të shmangen prodhimet të cilat nuk janë përpunuar në mënyrë termike si majonezi nga vezët, ndërsa me kujdes të konsumohen akulloret dhe kremërat e ndryshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button