Çair, gjuajtje me armë zjarri – nuk ka të lënduar
Sonte në Çair në afërsi të marketit Princ ka pasur të shtëna, konfirmojnë nga Polica për TV21.
Të infiltruar në këtë rast kanë qenë, gjegjësisht ka pasur përleshje me armë ndërmjet dy persona me një person tjetër. Ndërsa të lënduar nuk ka.
Gjithashtu nga MPB njoftojnë se për informacione më të detajizuara, nesër do të informojnë për rastin në fjalë.
Kurse jo-zyrtarisht mësohet se të përfshirët në këtë rast, gjegjësisht motivet janë për çështje pronësore.